Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që edhe Bashkimi Evropian ta sanksionojë drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë, Aleksandër Vulin, pas SHBA-së.
Ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndjekë vendimin e SHBA-së.
“Rasti i Aleksandar Vulinit tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon jo vetëm demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe paqen dhe sigurinë në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë”, ka shkruar ai.
Kurti ka bashkangjitur një thirrje të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian drejtuar BE-së që “ta ndjekë shembullin” e SHBA-së.
The case of Aleksandar Vulin demonstrates that the poisonous mix of autocracy & corruption endangers not only democracy & rule of law, but also peace & security, in the WB6 & beyond. I join @theprogressives' call for the int'l community to follow ??'s timely & justified decision. https://t.co/vbVDoKFEDJ
— Albin Kurti (@albinkurti) July 14, 2023
-
Kurti: Vulini dëshmoi kërcënimin për paqen dhe sigurinë
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Vulin bën thirrje për likuidim të liderëve të Kosovës, reagon Sveçla
-
Sveçla për kërcënimet e Vulinit: Ndërkombëtarët të kenë vëmendjen e plotë
-
Kurti rreshtohet përkrah SHBA-së e BE-së lidhur me goditjen ndaj Iranit