Shaip Morina, specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme, ka vdekur të martën, ka njoftuar Ora e Mjekëve të Kosovës.
“Dr. Shaip Morina në vitin 1984 kreu studimet për mjekësi të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Kosovës. Ndërsa Specializimin për Kirurgji të Përgjithshme e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin Hasan Prishtina, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Shaip Morina, sipas njoftimit, u shërbeu qytetarëve në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, për vite me radhë.
“Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të tij”, vijon njoftimi.