Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq kirurgu Dalip Limani

Dalip Limani

Kirurgu Dalip Limani ka vdekur të martën ka njoftuar Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

 SHKSKUK-ja e ka vlerësuar Limanin si një prej figurave më të respektuara në fushën e mjekësisë dhe kirurgjisë në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë karrierës së tij të shquar, ai la gjurmë të pashlyeshme në mjekësinë shqiptare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar jo vetëm me aftësitë e tij të jashtëzakonshme si kirurg, por edhe me përkushtimin e tij për edukimin dhe udhëheqjen e gjeneratave të reja. Ai ishte një mjek i përkushtuar dhe një shembull i madh humanizmi.  Puna e tij do të mbetet një trashëgimi e çmuar për komunitetin mjekësor dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe bashkëpunojnë me të. ShSKUK, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të tij”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, varrimi i profesor Dalipit do të bëhet të mërkurën në ora 13:00, në varrezat e Prishtinës, në lagjen Arbëria.