Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq Rudina Dervishi, zëri i “Zërit të Amerikës”

Është ndarë nga jeta, Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës. Siç ka njoftuar në uebfaqe ky medium, Dervishi vdiq të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit.

Shërbimi shqip i Zërit të Amerikës e ka cilësuar vdekjen e Dervishit humbje të madhe për familjen dhe kolegët.

“Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti. Ne, kolegët e saj të Zërit të Amerikës, do ta mbajmë mend Rudinën për mprehtësinë, dinamikën, humorin dhe përkushtimin e saj”, thuhet në njoftim të VoA.

Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.

Artikuj të ngjashëm