Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq ish-gazetari dhe zyrtari i MPJ-së, Arben Rugova

Ish-gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Arben Rugova, ka vdekur të hënën në moshën 52-vjeçare, kanë njoftuar familjarë të tij.

Rugova ishte zyrtar në MPJ që nga viti 2019, ndërsa për më shumë se 10 vjet ishte gazetar në disa mediume vendore, përfshirë KOHËN Ditore.

Varrimi i tij do të bëhet më 21 mars në Hakaj të Plavës në Mal të Zi.

Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Ministrja Donika Gërvalla u ka shprehur ngushëllime familjarëve, kolegëve e miqve të Rugovës.

Edhe Vdiq gazetari Musa Begu Arbëri Vdiq gazetari Musa Begu

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit, diplomatit dhe zyrtarit të MPJD-së, z. Arben Rugova. Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Rugova, kolegët e punës, shokët dhe gazetarët që punuan gjatë bashkë me Arbenin. Arbeni do të mbetet për ne një njëri i dashur, i respektuar dhe punëtor”, ka shkruar ajo në Facebook.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kujtuar veprën e Rugovës derisa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve.