Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq gazetari Zijadin Gashi

Zijadin Gashi

Gazetari Zijadin Gashi ka vdekur të martën në moshën 51-vjeçare, kanë njoftuar familjarë të tij.
Në muajt  e fundit të jetës, Gashi u përball me sëmundje të rëndë.

Gashi e ka ushtruar profesionin e gazetarit prej vitit 1997, duke mbuluar aktualitetin politik në Kosovë. Ka punuar në disa mediume në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më herët gjatë vitit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë në gazetari, para dhe gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998-99.

Nga viti 2001 e deri më 2020 ka punuar për Radion Evropa e Lirë - si gazetar dhe një periudhë si shef i byrosë në Prishtinë - për të vazhduar më pas kontributin në media tjera në Kosovë.

Zijadin Gashi e ka përfunduar shkollimin e mesëm në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, për t’i vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës.

Ai ka lënë mbrapa vetes gruan dhe tre fëmijë, si dhe një trashëgimi të vlefshme në gazetari.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka lëshuar një telegram ngushëllimi për vdekjen e tij.

“Gashi pati një karrierë të gjatë e të përkushtuar në fushën e medias. Ai ka qenë pjesë aktive e gazetarisë kosovare para dhe gjatë luftës, dhe punoi në disa mediume të shkruara, elektronike dhe televizive në Kosovë ... Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka ngjallur dhimbje dhe pikëllim të madh te familja, miqtë dhe kolegët, të cilët kujtojnë me respekt punën dhe pasionin e tij për profesionin. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij”, thuhet ndër të tjera në telegramin e AGK-së.