Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdiq poeti Adem Gashi

Ka vdekur në moshën 70-vjeçare poeti e prozatori nga Drenasi, Adem Gashi. Për vdekjen e tij kanë lajmëruar familjarët.

Gashi u lind në Nekoc të Drenasit. Ai kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në vendlindje dhe në Komoran, ndërsa Shkollën Normale dhe studimet për letërsi shqipe në Fakultetin Filozofik në Prishtinë.

Ka punuar si arsimtar e më pas si gazetar në Radiotelevizionin e Prishtinës. Më 1999 u emërua drejtor i Radiotelevizionit të Kosovës.

Nga viti 2002 ka kryer funksione të ndryshme në institucionet shtetërore, sipas fjalorit enciklopedik të Kosovës.

Disa prej veprave të tij poetike janë “Pa ombrellë” 1982, “Duke punuar autoportretin” 1985, “Dorëshkrim i djegur” 2000, “Lulet e vetmuara” 2001, “Lady Mak(th)beth” 2006, “Kthimi i pamundur, Lady” 2013, “Labirinthet e makthit” 2015.

Disa nga veprat e tij janë shpërblyer me çmime kryesore në vend e janë përkthyer në gjuhë të huaja.

Artikuj të ngjashëm