Kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka njoftuar se ka vdekur prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ibrahim Fejza.
Përmes një telegrafi, Lumezi shkruan se sistemi i drejtësisë ka humbur një profesionist të madh derisa u ka shprehur ngushëllime familjes.
“Kur ne prisnim që familjari juaj dhe kolegu ynë, Ibrahim Fejza, të fitojë betejën me sëmundjen që kishte rënduar mbi të dhe, me padurim, prisnim rikthimin e tij në punë, sot, papritur, të pikëlluar dhe më dhimbje të madhe, morëm lajmin e ndarjes nga jeta të prokurorit Ibrahim”, thuhet në telegram.
“Prokurori Ibrahim Fejza do të mbetet në kujtesën tonë si shembull i një njeriu dhe profesionisti që më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë i shërbeu institucionit të Prokurorit të Shtetit”.