Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdes ish-rektori i UP-së Zenel Kelmendi

Ka ndërruar jetë ish-rektori i Universitetit të Prishtinës Zenel Kelmendi.

Kjo është bërë e ditur nga familjarë të tij të cilat gjithashtu kanë njoftuar se ai do të varroset të mërkurën (sot) në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Ai ka qenë rektor në periudhën 1999-2004. Ka qenë profesor në Fakultetin e Mjekësisë.

Për vdekjen e tij ngushëllime ka shprehur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e nga jeta të ish-rektorit, veprimtarit dhe profesorit universitar, Zenel Kelmendi. Ai ishte dhe do të mbetet një figurë e respektuar që ka lënë gjurmë me kontributin dhe përkushtimin. Veprimtaria e tij do të jetë frymëzim për brezat. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes si dhe komunitetit akademik! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”, thuhet në reagimin e Osmanit.