Arbëri

Vdiq profesori Fikret Ahmedi

Fikret Ahmedi

Fikret Ahmedi

Fikret Ahmedi, profesor ordinar i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës dhe një nga personalitetet më të shquara të arsimit të lartë inxhinierik në Kosovës, ka vdekur të premten në moshën 82-vjeçare.

Ahmedi ishte ndër profesorët e parë shqiptarë në këtë fakultet, duke u bërë një nga themeluesit e traditës akademike në inxhinierinë e ndërtimit në Kosovë.

I lindur në Preshevë dhe i shkolluar në Shkup e më pas në Universitetin e Lubjanës, Ahmedi ndoqi edhe një sërë specializimesh në Rumani, Çeki dhe Poloni.

Gjatë karrierës së tij, ai ka botuar tekste universitare, ka drejtuar për shumë vite Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe laboratorin e Gjeomekanikës, si dhe ka kontribuar si ekspert në projekte të rëndësishme inxhinierike në mbarë Kosovën.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Ahmedi është nderuar me mirënjohje nga Universiteti i Prishtinës dhe Oda e Inxhinierëve të Kosovës. 

Do të varroset sot në Prishtinë.