Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdiq akademiku Tahir Emra

Tahir Emra

Në moshën 86-vjeçare ka vdekur akademiku kosovar, piktori Tahir Emra. 

Për vdekjen e tij ka njoftuar Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK). 

Në njoftimin e ASHAK-ut thuhet se Emra do të varroset në varrezat e qytetit të Gjakovës më 8 tetor. 

Po në këtë ditë AShAK-u do të mbajë mbledhje komemorative dhe do të mbahen edhe homazhe për të.
Në njoftimin e Akademisë është dhënë edhe një biografi e shkurtër e akademik Emras. 

Ai u lind në Gjakovë më 1938. Shkollën fillore e kreu në vend­lindje, ndërsa të mes­men të artit më 1959 në Pejë.

Edhe Lamtumira Tahir Emrës, piktorit të brezit të “republikës së artit” Kulturë Lamtumira Tahir Emrës, piktorit të brezit të “republikës së artit”

Në vitet 1959-1961 thuhet se punoi mësues vizatimit në vendlindje, më pas studioi në Akademinë e Arteve Figurative në Beograd. Diplomoi më 1966 për pikturë, teksa një vit më vonë u zgjodh ligjërues e pastaj profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, në Degën e Arteve Figurative.

Më pas thuhet se vijoi studimet pasuniversitare, magjistroi më 1970 dhe më 1974 u zgjodh docent për vizatim dhe pikturë në Akademinë e posathemeluar të Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe më 1982 profesor ordinar.

“Ka qenë docenti dhe prodekani i parë shqiptar i Akademisë së Arteve, pastaj shef katedre në dy mandate. Gjatë viteve ’90, për disa vite ka mbajtur mësim me studentët në atelienë e shtëpisë së tij. Për dhjetë vjet (1994-2004) ka mbajtur mësim në lëndët vizatim dhe pikturë edhe në Akademinë e Arteve të Universitetit të Tetovës. Ishte njëri nga themeluesit e Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës dhe pjesëmarrës i rregullt në aktivitetet e saj”, thuhet në njoftim.

Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës thuhet se është zgjedhur në vitin 2000, ndërsa anëtar i rregullt në vitin 2008. Për një mandat ka qenë sekretar i Seksionit të Arteve të ASHAK-ut.

Edhe Tahir Emra – piktori i themeleve të artit dhe i dramës së Kosovës Kulturë Tahir Emra – piktori i themeleve të artit dhe i dramës së Kosovës

Ka hapur disa ekspozita të pavarura dhe ka marrë pjesë në ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit. Veprat e tij gjenden në shumë galeri e muze të botës, në institucione dhe në koleksione private.

Në vitin 2013 Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës botoi monografinë e piktorit Tahir Emra me riprodhimet e veprave më të njohura dhe me studimin e piktorit Kujtim Buza.