Monitoruesit nga radhët e shoqërisë civile, të premten, kanë reaguar për një tjetër rast të tejkalimit të lejes ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit. Sipas tyre, rasti i fundit ka ndodhur në rrugën “Papa Gjon Pali II”.
Autoritetet e trashëgimisë kulturore në Prizren kanë konfirmuar se investitori nuk u është përmbajtur kushteve të lëshuara nga institucionet përgjegjëse dhe se lënda është proceduar në Drejtorinë e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit. Ndërsa një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Inspektorati i Komunës së Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.
Monitoruesit nga OJQ “EC Ma Ndryshe” kanë shprehur qëndrimin se praktika e mosrespektimit të pëlqimeve të autoriteteve të trashëgimisë kulturore gjatë aktiviteteve ndërtimore në Qendrën Historike nuk po ka të ndalur...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Monitoruesit identifikojnë edhe një tejkalim lejeje në Qendrën Historike
-
Paralajmërohet rrënimi i ndërtimeve me tejkalime në Prizren
-
EC Ma Ndryshe: Sërish ndërtim pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit
-
“Edhe një tejkalim i lejes ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit”
-
EC Ma Ndryshe: Vazhdon tejkalimi i lejeve ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit