Çmimi i naftës në Kosovë po vazhdon të rritet.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimin maksimal të lejuar për derivatet e naftës për të premten.
Sipas kësaj, çmimi për një litër naftë ka shkuar në 1,79 euro, derisa një ditë më parë ishte 1.78 euro.
Për naftën çmimi maksimal i lejuar është 1,40 euro, njëjtë si një ditë më parë, ndërkaq çmimi maksimal i gazit është 0,75 euro, njësoj si një ditë më parë.
Shtrenjtimi i derivateve ka marrë hov që nga fillimi i tetorit. Më 30 shtator, një litër dizel kushtonte 1.61 euro.
