Po vazhdon të bjerë numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në Kosovë.
Në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme të Kosovës, po trajtohen 960 pacientë nga COVID-19.
Prej tyre të konfirmuar si pozitivë me COVID-19 janë 846 pacientë, ndërsa 818 janë me oksigjenoterapi e 56 janë në kujdes intensiv dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 95 pacientë po trajtohen në Infektive, 88 në Infektive II (Mjekësi Sportive), 58 në Infektive III (Interno), 21 pacientë janë në Mjekim Intensiv COVD-19 dhe në Mjekim në Klinikën Infektive, 14 janë në Gjinekologji e tre në Pediatri.
Në spitalet e përgjithshme më së tepërmi pacientë ka në Spitalin e Pejës, 169 sosh, pasuar nga Spitali i Prizrenit ku janë të shtrirë 131 pacientë. Në Spitalin e Gjilanit janë 85 pacientë, të Gjakovës 73, të Ferizajt 71, të Mitrovicës 50 dhe të Vushtrrisë 17.