Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie numri i të hospitalizuarve nga COVID-19

Ka shënuar rënie numri i të hospitalizuarve me Covid-19 në kuadër të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, sipas Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHKSUK).

Sipas njoftimit të martën, 76 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19, bazuar në raportimet e datës 2 gusht 2022.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 26 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi, Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë, Spitali i Gjakovës, 8 pacientë, Spitali i Pejës, 14 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë.