Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon shkarja e gurëve në rrugën e Rugovës

Vazhdon shkarja e gurëve në rrugën e Rugovës, thotë Sami Maloku mbikëqyrës i mirëmbajtjes së rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ai thekson se rruga magjistrale Pejë-Bogë është e kalueshme, ngase është pastruar mirë si edhe rruga tjetër për në pikën kufitare të Kullës, në të cilën bën kujdestari operatori 24 orë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shkarja e gurëve vazhdon dhe është problem i përditshëm që çdo herë mund të rrezikojë kalimtarët. Rreziku mbetet nga shkarja e gurëve në rrugë edhe nga lartësitë 500 e 600 metra. Ky problem kërkon zgjedhje përmes galerive dhe investimeve të mëdha për sigurimin e rrugës nga gurët. Kjo gjendje e tashme nuk e siguron askënd nga këto shkarje të gurëve”, tregon Maloku shqetësimet e tij në këtë rrugë .

Me këtë problem po përballet pothuajse çdo ditë operatori “Lika Trade”, që mirëmban këtë segment rrugor në Rugovë të magjistrales M9... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)