Pas reshjeve të shumta të shiut gjatë orëve të para të së shtunës, në disa rrugë të vendit ka pasur rrëshqitje gurësh dhe si rrjedhojë ka rrezik të rritur në trafik, ka alarmuar Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës të shtunën në mbrëmje.
Kjo ministri ka thënë se janë aktivizuar ekipet që po pastrojnë rrugët kudo që ka pasur shembje të tilla. Është apeluar për kujdes në urën në Drelaj, në rrugën Pejë-Rugovë.
“Në rrugën Pejë -Rugovë, në segmentin1, 5 kilometra poshtë urës në Drelaj, ka një rrëshqitje të trupit të rrugës, prandaj luten pjesëmarrësit në komunikacion të ngasin veturat me përkujdesje të shtuar”, thuhet në njoftim.
Apelohet për kujdes të shtuar edhe në vozitjet gjatë rrugëve malore.
Si pasojë e reshjeve të shumta, vërshime ka pasur të shtunën në disa zona të Kosovës. Dëme të konsiderueshme ka pasur në Gjakovë, Rahovec e Prizren.
-
Policia me apel për kujdes për qytetarët që udhëtojnë në rrugën Pejë-Rugovë
-
Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime në disa zona
-
Borë e akull, Policia apelon te shoferët për kujdes
-
Prindërit dhe dy fëmijët, të lënduar nga rrëshqitja e një guri mbi veturën e tyre në Pejë
-
Policia apelon për kujdes në trafik për shkak të motit