(Tekst i përditësuar) - Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca gjyqësore ndaj vëllezërve Dragisha dhe Jovan Viqentijeviqit dhe Igor Dimoviqit, të akuzuar për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”.
Në këtë seancë ka dëshmuar edhe eksperti i ADN-së në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, Fatmir Ademi.
Ai ka thënë se nga 24 mostrat e marra në vendin e ngjarjes, 20 i përkisnin ose përputheshin me ADN-në e të akuzuarit Jovan Viqentijeviq.
Gjithashtu ka dëshmuar edhe Ernest Kërçeli, dëshmitar dhe përfaqësues i palës së dëmtuar dhe drejtor i Infrastrukturës në “Ibër-Lepenc”.
Ai ka thënë se dëmi si pasojë e sulmit ishte 376 mijë euro.
Edhe
Dëshmitari në rastin “Ibër-Lepenci”: 20 nga 24 mostrat përputheshin me ADN-në e të akuzuarit Viqentijeviq
“Ne dëmin e shkaktuar e kemi sanuar nëpërmjet një projekti i cili ka qenë paraprakisht duke i zhvilluar, është kredi e marrë tek banka botërore që ka të bëjë me rehabilitimin e kanalit. Me këtë projekt ne kemi sanuar dëmin që na është shkaktuar nga sulmi dhe ky raport, është përpiluar prej konsulencës kompanitë që ne kemi angazhuar për mbikëqyrje për këtë projekt dhe Bankës Botërore dhe dëmi është mbi 376 mijë euro”, ka deklaruar ai.
Kërçeli ka treguar se çfarë dëme ishin shkaktuar po të mos ndërmerreshin veprime natën e sulmit.
“Dëmet kishin me qenë shumë të mëdha për qytetarët e Kosovës. Rrymë nuk di të kishim, linja telefonike, mbi të gjitha qytetarët e Prishtinës nuk do të kishin as pjesë te termokosit, nuk do të mundeshin të furnizohen me nxemje, QKUK nuk do të kishte energji dhe nxemje dhe furnizim me ujë që është element kryesorë për higjienë. Ndalja e menjëhershme e termocentralit B shkakton pasoja të mëdha në infrastrukturë. Do të ishin të mëdha edhe në infrastrukturën e KEK-ut. Do të ishin milionëshe për një ditë, çdo ditë që do të vonoheshim dëmet do të rriteshin milion”, ka theksuar Kërqeli.
Seanca për këtë rast do të vazhdojë të martën (nesër) nga ora 13:30 me pyetjet e palës mbrojtëse të të akuzuarve për dëshmitarin Ademi.
Prokuroria Speciale i akuzon që të tre të pandehurit për armëmbajtje pa leje. E dy vëllezërit Viqentijeviq edhe për veprat penale të “rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, “kryerjes së veprës terroriste” dhe “spiunazhit”.
Më 9 dhjetor të vitit të shkuar, Prokuroria Speciale ka njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj tre të pandehurve për shpërthimin që ka ndodhur më 29 nëntor të 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, komunë kjo në veri të Kosovës që është e banuar kryesisht me serbë. Në aktakuzën, të cilën e ka ngritur prokurori Bekim Kodraliu, bëhet e ditur se Jovan Viqentijeviq i ka thënë prokurorisë se është trajnuar në poligonin e ushtrisë serbe “Pasulanske Livade”, bashkë me rreth 120 persona të tjerë, në periudhën midis 14 e 23 shtatorit të 2023-tës. Gjatë kësaj periudhe kohore, bazuar në aktakuzën për sulmin terrorist në Banjskë, të ndërmarrë nga serbë të armatosur dhe të uniformuar, stërvitje në poligonin “Pasulanske Livade” ka kryer edhe grupi i Milan Radoiçiqit. Në bazë të kësaj aktakuze, grupi që e ka kryer sulmin në Banjskë, i ka realizuar stërvitjet ushtarake në datat 19 dhe 20 shtator 2023.
Jovan Viqentijeviqi i ka thënë prokurorisë se edhe në Kosovë u pati planifikuar që të ndërmerrej edhe një sulm tjetër në tetor të vitit të shkuar, porse atë e ka anuluar Radoiçiqi. Sipas asaj që Viqentijeviqi ia ka thënë Prokurorisë, për këtë sulm pritej përfundimi i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe fitorja e Donald Trumpit. Viqentijeviqi ka thënë gjithashtu se Radoiçiqi e ka mbështetur fushatën elektorale të Trumpit me 30 milionë dollarë, nëpërmjet lobit serb në SHBA.
I akuzuari kryesor për sulmin në Varagë u ishte prezantuar policëve me emër të rremë
Një ekspertizë e kryer nga Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI), e cila është pjesë e aktakuzës, ka treguar se në çizmet e të akuzuarve është gjetur dhe që bazuar në strukturën, ngjyrën dhe përbërjen ka qenë e njëjtë me atë të marrë si mostër në kanalin e “Ibër-Lepencit”.
LEXO EDHE: