Ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë kanë qenë në Letoni në mbështetje të NATO-s, ka njoftuar të dielën kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se ushtarët shqiptarë kanë marrë pjesë në stërvitjen
“Exercise OAK Resolve” në Letoni, në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s.
Sipas Ramës, ushtarët patën detyra reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupave.
“Angazhim që rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona në mjediset ndërkombëtare”, ka shtuar Rama.
Artikuj të ngjashëm
-
Rama publikon pamje nga testimi i mjeteve të para ushtarake të prodhuara në Shqipëri
-
Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
-
Rutte pret Ramën në Bruksel: Shqipëria mund të mbështetet te NATO
-
Shqipëria hap shkollën e fluturimit, fton Kosovën që ta shfrytëzojë për stërvitje
-
Rama: Një Bashkim Evropian që s’është i plotë, është më i dobët