Gjatë kohës së pandemisë stafi i shtëpisë së komunitetit dhe Komuna e Shtimes po përgatitin ushqime të ngrohta për të moshuarit që jetojnë të vetëm dhe nuk kanë përkujdesje familjare.
Po ashtu Komuna ka organizuar nëpërmjet një kompanie profesionale që të bëhet edhe pastrimi i rrobave dhe dezinfektimi i shtëpive të tyre, raporton KOHA.
Naim Ismajli, kryetar i Komunës së Shtimes, ka thënë se janë komuna e parë në Kosovë që organizojnë shujta ditore për të moshuarit që jetojnë vetëm, projekt që synon të vazhdojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq Lirije Bytyqi, menaxhere e shtëpisë së komunitetit në Shtime, ka thënë se për çdo ditë përgatitin ushqim edhe për të moshuarit e tjerë nëpër shtëpitë e tyre private, të cilët nuk kanë përkujdesje dhe jetojnë vetëm.
Në anën tjetër, Hasan Halili, që jeton me bashkëshorten e vet ka thënë se shërbimet e ushqimit të ngrohtë në këtë kohë të pandemisë po ua lehtësojnë jetesën.
Këto familje shpeshherë vizitohen edhe nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Labinot Beqa.
Zyrtarët komunalë në Shtime janë zotuar se me këtë projekt do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit për ta përkrahur me shujta të ngrohta dhe pastrim të shtëpive këtë kategori të qytetarëve.