Kryetari i komunës së Shtimes Naim Ismajli, të dielën ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme me anëtarët e shtabit për emergjenca me qëllim të mobilizimit dhe parandalimit të virusit COVID-19.
Me këtë rast Ismajli tha se të gjithë qytetarët e komunës së Shtimes këto ditë të emergjencës po i zbatojnë udhëzimet, vendimet e qeverisë dhe ekspertëve.
“Kërkoi nga qytetarët të jenë të qetë, të mos kenë panik, mirëpo të kenë kujdes të shtuar. Në komunën e Shtimes deri më tash nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus dhe uroi që të mos ketë edhe në ditët në vazhdim. Sot është hartuar lista për përgatitjen e 60 pako ushqimore dhe higjienike për familjet të evidentuara si familje më të rënda me asistencë sociale”, ka thënë midis të tjerash ai, raporton KOHA.
Ismajli ka kërkuar rekomandim dhe udhëzim nga Shtabi Emergjent që të jenë të përgatitur vullnetarë, mjekë e studentë të lëmisë së mjekësisë, për t’u ballafaquar me situatën në rast të ndonjë nevojë në qytetin e Shtimes.