Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për Vitin Akademik 2020/2021, do të regjistroj 1680 studentë, prej të cilëve 1630 studentë të rregullt dhe 50 studentë me korrespondencë.
Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, me këtë rast theksoi se Universiteti sivjet i pret studentët me kushte shumë më të mira në të gjitha aspektet.
Siç dihet universiteti është riakredituar dhe në bazë të vlerësimit të grupit të ekspertëve ndërkombëtar është institucioni që i plotëson kushteve më së miri në bazë të standardeve evropiane.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet deri më 30.09.2020.
Artikuj të ngjashëm
-
UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj
-
Universiteti “Hasan Prishtina” hap konkurs për 6638 studentë të rinj
-
UP-ja hap konkurs për pranim të studentëve të rinj
-
Hapësirat mësimore brenda Filologjikut s’do të jenë të gatshme deri më 15 tetor
-
Kosovarët të interesuar për t’u bërë mjekë, inxhinierë e juristë