Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së dhe koordinator i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Andrew Russell. Sipas njoftimit për media, temë e takimit ishte bashkëpunimi dhe përkrahja në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.
Ministri Beqaj e njoftoi z.Russell me fushëveprimtarinë dhe objektivat e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me theks të veçantë në përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në rritjen e performancës së tyre në biznes. Ai po ashtu shprehu edhe përkushtimin për përkrahje të të rinjve dhe grave në biznes, si dhe për hapjen e qendrave rajonale të Inovacionit dhe Inkubator Biznesi.
Përfaqësuesi i përhershëm të UNDP-së, Andrew Russell, e cilësoi shumë të rëndësishëm formimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe mundësinë që ky institucion t’u ndihmojë bizneseve në rritjen e performancës së tyre.
Të dy bashkëbiseduesit shprehen interesimin e tyre për bashkëpunim në fushat specifike, në veçanti në aspektin e konsulencës dhe programeve të trajnimit për bizneset. Ministri Beqaj dhe z. Russell u pajtuan që bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë me UNDP-në të vazhdojë edhe më tutje.
-
Ministria e Inovacionit dhe BB, me programe të përbashkëta për fuqizimin e të rinjve dhe grave
-
Përfaqësues të BB-së në MIN
-
Beqaj: Mundësitë për orientimin e rinisë drejt trendeve të globalizimit janë shumë të mëdha
-
Kosova dhe Zvicra me nisma të përbashkëta drejt zhvillimit të ndërmarrësisë
-
Beqaj: Do të mbështesim të rinjtë që kanë ide inovative