Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet.
Beqaj me këtë rast e ka falënderuar Lebet për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës në zhvillimin ekonomik.
Temë e takimit ishte përmirësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes promovimit të bizneseve, si ambasadorë më të mirë të vendit, si dhe shkëmbimi i përvojave, trajnimet dhe konsulenca.
Lebet u shpreh i lumtur për themelimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me qëllim të fokusimit tek sektori privat dhe ndërmarrësia.
Beqaj dhe Lebet u dakorduan për bashkëpunim dhe nisma të përbashkëta drejt zhvillimit të ndërmarrësisë dhe inovacionit, promovimit të eksporteve, rritjen e kapaciteteve dhe konkurrueshmërinë në sektorin privat.
-
Kosova e interesuar për përvojat e Luksemburgut në fushën aftësimit për punë
-
UNDP vlerëson formimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
-
Beqaj vlerëson ndihmën e Luksemburgut
-
Beqaj dhe Pfandler thonë se do të stimulojnë të rinjtë dhe gratë për ide inovative
-
Hoti e njofton me prioritetet e Qeverisë së Kosovës ambasadorin zviceran, Lebet