Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.
Ministri Beqaj, vlerësoi angazhimin e Austrisë në Kosovë, përmes investimeve dhe projekteve të shumta që janë realizuar ndër vite.
Ai njoftoi ambasadorin për objektivat e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe përkushtimin për të bashkëpunuar.
Ministri Beqaj dhe Ambasadori Pfandler, u dakorduan për angazhim të përbashkët në stimulimin e të rinjve dhe grave për të zhvilluar ide inovative me synim nxitjen e ndërmarrësisë dhe rritjen e aktivitetit ekonomik në Kosovë.
Bashkëpunimi do të shtrihet gjithashtu në fushën e edukimit, trajnimeve profesionale, rritjen e konkurrueshmërisë në sektorin privat dhe shkëmbimin e përvojave mes komunitetit të biznesit.
-
Beqaj thotë se e ka prioritet përkrahjen e të rinjve ndërmarrës
-
Beqaj kërkon bashkëpunim me Finlandën për qasjen inovative në biznes e fuqizim të të rinjve
-
Përfaqësues të BB-së në MIN
-
Ndahet fond për gratë në biznes dhe të rinjtë me ide inovative
-
Kosova dhe Zvicra me nisma të përbashkëta drejt zhvillimit të ndërmarrësisë