Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, sot ka biseduar me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall për mundësinë e bashkëpunimit në qasjen inovative në biznes dhe fuqizim të të rinjve.
Beqaj pas takimit ka bërë të ditur se e ka njoftuar Stjernvallin me proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe mundësitë që ekzistojnë për rritje të potencialit eksportues e prodhues në sektorin privat.
“E njoftova ambasadoren për proceset nëpër të cilat po kalojmë, për fuqizimin ekonomik të të rinjve, si dhe rritjen e potencialit eksportues dhe prodhues të sektorit privat. Kërkova bashkëpunim dhe ndihmë me njohuri dhe shkëmbim përvojash nga ekspertiza më e mirë finlandeze”, ka thënë Beqaj, sipas njoftimit nga ministria.
Beqaj ka theksuar po ashtu se ekonomia e Kosovës do të bazohet në njohuri të buta dhe zhvillime teknologjike.
-
Ambasadores së Finlandës në Prishtinë i lë përshtypje rinia, me MTI-në dakordohen të vazhdojnë bashkëpunimin
-
Ndërmarrësit e rinj, mundësi e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri
-
Beqaj dhe Pfandler thonë se do të stimulojnë të rinjtë dhe gratë për ide inovative
-
Beqaj: Do të mbështesim të rinjtë që kanë ide inovative
-
Kosova mirëpret ndihmën e Finlandës për arsimin