Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka pritur një grup ndërmarrësish të rinj nga Shqipëria, me qëllim të ndarjes së rrëfimeve të tyre të suksesit në biznes, në themelimin e bizneseve të reja start-up, si dhe me qëllim të realizimit të projektet të përbashkëta sikurse “Get In The Ring”.
Nga të rinjtë shqiptarë, ministri Beqaj është informuar për iniciativat e reja të biznesit në fushën e inovacionit dhe për mundësinë e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, që do të sjellë produkte dhe shërbime të reja.
Me këtë rast ministri Besim Beqaj është shprehur i kënaqur dhe i privilegjuar që ka dëgjuar dhe është informuar për iniciativat e reja të biznesit si dhe bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri, i cili do të sjellë produkte dhe shërbime të reja, zgjidhje të reja inovative dhe bashkim faktik të të rinjve në idetë e tyre për zhvillim, punësim dhe avancim të përbashkët.
“Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri do të sjellë produkte dhe shërbime të reja, zgjidhje të reja inovative dhe bashkim faktik të të rinjve”, tha ministri Beqaj, pas takimit me ndërmarrësit e rinj nga Shqipëria të fushës së inovacionit.
-
Mundësi të gjera bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në kuadër të Agjendës Digjitale
-
Beqaj thotë se e ka prioritet përkrahjen e të rinjve ndërmarrës
-
Beqaj kërkon bashkëpunim me Finlandën për qasjen inovative në biznes e fuqizim të të rinjve
-
Kosova dhe Shqipëria kanë potencial për rritje ekonomike, thotë Beqaj
-
Kosova në Sofje në konferencën për inovacione