Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po merr pjesë në edicionin e parë të konferencës “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në fjalën e tij Beqaj ka theksuar se kapacitetet e Kosovës në zhvillimin e inovacioni dhe ndërmarrësisë në shërbimi të zhvillimit ekonomik, janë të mëdha, pasi Kosova posedon rini të shkathtë dhe të gatshme për të ecur me hapin e vendeve të zhvilluara.
“Kosova ka kapacitete për tu bërë qendër rajonale për inovacion, pasi potenciali i të rinjve të saj është i jashtëzakonshëm. Kosova ka popullatë të re me shkathtësi në fushën e teknologjisë, të cilët ekonominë e Kosovës do ta shndërrojnë në ekonomi të dijes që është garanci për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, theksoi ai.
-
Kosova e Sllovenia me mundësi të gjera bashkëpunimi në fushën digjitalizimit
-
Beqaj: Bashkëpunimi i ndërmarrësve të diasporës me të Kosovës mund të shndërrohet në fuqi ekonomike
-
Riorientimi i Kosovës drejt ekonomisë digjitale
-
Qeveria, e përkushtuar për zhvillim ekonomik të bazuar në ekonomi të dijes, inovacion, hulumtim dhe zhvillim
-
Beqaj: Kosova ka potencial për integrim në tregun global