Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka marrë pjesë në Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Migracioni, Diaspora dhe Zhvillimi Ekonomik” organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Fakulteti Ekonomik, mbështetur nga UNDP, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Në hapje të kësaj konference Beqaj ka folur për shkaqet e migracionit gjatë periudhave të ndryshme, kontributin e Diasporës së Kosovës dhe për mundësitë e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
“Bashkëpunimi i ndërmarrësve nga diaspora me ata të Kosovës mund të shndërrohet në fuqi ekonomike. Qytetarët e Kosovës që janë rezidentë në disa vende të BE-së janë të gatshëm për ta sjellë një pjesë të kapitalit në Kosovë”, theksoi Beqaj.
Ai po ashtu tha se Kosova ka resurse të mëdha brenda dhe jashtë Kosovës, të cilat nuk i kanë vendet tjera dhe mbi të cilat duhet të bazohet fuqia ekonomike e shtetit.
Beqaj ka folur edhe për rëndësinë që ka ndryshimi i qasjes në edukim në shërbim të tregut të punës, duke theksuar edhe propozimin e tij që do t’ia bëjë Kryeministrit për futjen në shkolla të lëndëve të ndërmarrësisë dhe kodimit, më qëllim që të rinjtë të përgatiten me njohuri dhe shkathtësi që po i kërkon avancimi teknologjik në botë.
-
Kosova në Sofje në konferencën për inovacione
-
Beqaj në Gjilan: Rritja ekonomike në Kosovë do të bazohet në ekonominë e dijes
-
Konventa e Bizneseve shihet si mundësi për rritjen ekonomike të Kosovës
-
Beqaj thotë se e kanë prioritet digjitalizimin si mundësi për zhvillim ekonomik
-
Beqaj: Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë digjitale