Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beqaj thotë se e ka prioritet përkrahjen e të rinjve ndërmarrës

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se përkrahja e të rinjve ndërmarrës dhe fuqizimi i tyre është prioritet i ministrisë që ai udhëheq.

Këtë e ka thënë në një takim me drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli dhe Gloria La Cava, udhëheqëse e ekipit nga Washingtoni për projektin “Përfshirja e të rinjve dhe ndërmarrësia”.

“Përkrahja e të rinjve ndërmarrës dhe fuqizimi i tyre ekonomik është prioritet i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, pasi Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm të të rinjve që do të jetë shtytës kryesor i zhvillimit ekonomik të bazuar në ekonomi të dijes”, tha Beqaj.

Beqaj ka siguruar mysafirët se ministria që udhëheqë do të jetë partneri kryesor i Bankës Botërore për këtë projekt.

Qëllimi i projektit “Përfshirja e të rinjve dhe ndërmarrësia”, është fuqizimi ekonomik i të rinjve dhe krijimi i vendeve të reja të punës, përmirësimi i përfshirjes sociale dhe ekonomike i grave nga të gjitha rajonet e Kosovës nga mosha 16 deri në 29 vjeç.​

Artikuj të ngjashëm