Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beqaj: Në fushën e inovacioneve, gjenerata e re kosovare do të jetë lidere në rajon

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se detyra kryesore e ministrisë që ai udhëheq është riorientimi i konceptit ekonomik të vendit. Sipas tij, në fushën e inovacioneve, gjenerata e re e kosovarëve do të jetë lidere në rajon.

Në konferencën e organizuar nga “Novus” dhe “Microsoft”, Beqaj ka folur për rëndësinë e përdorimit të teknologjisë dhe sigurinë në përdorimin e saj, duke theksuar edhe përfitimet e shoqërisë kosovare nga përdorimi i inovacionit në shërbim të zhvillimit ekonomik.

“Shoqëria kosovare po lëviz shumë më shpejt se sa ajo e vendeve tjera. Në fushën e inovacioneve gjenerata e re e jona do të jetë liderë në rajon”, tha ministri Beqaj, duke theksuar se: “Detyrë parësore e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është riorientimi i konceptit ekonomik të vendit”.

Beqaj dhe paralajmëroi fillimin e procesit të ndarjes së granteve për OJQ-të që merren me inovacion dhe themelimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, aktivitete këto që pritet të zhvillohen në ditët e ardhshme.