Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Inovacionit dhe BB, me programe të përbashkëta për fuqizimin e të rinjve dhe grave

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, në kuadër të vizitës dhe takimeve të shumta në SHBA, në zyrat qendrore të Bankës Botërore është takuar me Paulo Correa, Drejtor i Departamentit të Financave, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si dhe me Mario Guadamillas, Drejtor i Departamentit për Konkurrueshmëri dhe Praktika Ndërkombëtare të Inovacionit në këtë institucion.

Pas këtij takimi, Beqaj ka thënë se BB është e përkushtuar për të ofruar asistencë teknike për MIN, duke shfrytëzuar kapacitetet dhe përvojën e shumtë që ka në rajon dhe më gjerë.

Beqaj, sipas një komunikate për media të kësaj ministrie, ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi i MIN-së me BB-në në zhvillimin e programeve të përbashkëta me qëllim të përkrahjes së të rinjve dhe grave, si dhe më qëllim të rritjes ekonomike të Kosovës dhe krijimin e mundësive për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Gjithashtu u akorduam për zhvillimin e programeve të përbashkëta për fuqizimin e të rinjve, grave dhe sektorin privat në përgjithësi. Do të gjejmë mënyra për krijimin e fondeve të përbashkëta”, tha ministri Beqaj.​