Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore, të prirë nga Gloria La Cava, koordinatore e lartë e programit me bazë në Uashington, me të cilët ka biseduar në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Beqaj, me këtë rast shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim me këtë institucion në fushat si, përkrahja e inovacioneve dhe ndërmarrësve, me fokus tek të rinjtë dhe gratë ndërmarrëse.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore në Kosovë u shprehen të kënaqur me themelimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Ata, po ashtu u interesuan në lidhje me fushëveprimtarinë e Ministrisë, si dhe prioritetet e saj.
Beqaj, i ka informuar mysafirët për objektivat e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë sa i përket përkrahjes së inovacioneve dhe ndërmarrësve, përmes fondit për inovacion dhe ndërmarrësi, i cili do të përdoret si mbështetje bazike që do të mundësojë rritjen e kapaciteteve prodhuese të ndërmarrësve privatë, në veçanti atyre që udhëhiqen nga të rinjtë dhe gratë.
-
Ministria e Inovacionit dhe BB, me programe të përbashkëta për fuqizimin e të rinjve dhe grave
-
Banka Botërore, partner strategjik i Ministrisë së Inovacionit
-
Synim kryesor i Ministrisë së Inovacioneve është ndryshimi i konceptit ekomomik në Kosovë
-
Beqaj: Fuqizimi grave në ekonomi prioritet i MIN-së
-
OEAK: Programi për mbështetje financiare i nevojshëm në zhvillimin e sektorit privat