Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur në takim Marco Mantovanelli, Drejtor për Kosovën në Bankën Botërore.
Në takimin me drejtorin Mantovanelli, Beqaj ka theksuar mundësinë e bashkëpunimit në fushën e Inovacionit dhe të zhvillimit të projekteve të përbashkëta, ndërsa e ka njoftuar Mantovanellin me prioritetet dhe planin e punës së Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
“Banka Botërore do të jetë partner strategjik i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në ndërtimin e kapaciteteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, tha pas takimit Beqaj.
Temë diskutimi e takimit ishte edhe mundësia e bashkëpunimit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Bankës Botërore në fushën e Inovacionit, zhvillimit të projekteve të përbashkëta më qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës, me fokus tek gratë dhe të rinjtë, si dhe përkrahja e sektorit privat në rritjen e konkurrueshmërisë.
Ministri Beqaj, po ashtu, shprehu edhe falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Banka Botërore u ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës.
-
Përfaqësues të BB-së në MIN
-
Synim kryesor i Ministrisë së Inovacioneve është ndryshimi i konceptit ekomomik në Kosovë
-
Beqaj thotë se e ka prioritet përkrahjen e të rinjve ndërmarrës
-
Ministria e Inovacionit dhe BB, me programe të përbashkëta për fuqizimin e të rinjve dhe grave
-
Ministri Hasani diskuton me BB-në lehtësirat për investitorët e huaj