Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, takoi sot Shefin e Misionit të UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe inovacionit.
Më këtë rast, ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe UNICEF-it, në fushën e edukimit dhe inovacionit, duke shprehur angazhimin e tij maksimal në hapjen e mundësive për fuqizimin ekonomik të të rinjve të Kosovës.
“Bazuar në faktin se Kosova ka popullsi të re në moshë, mundësitë për orientimin e rinisë drejt trendeve të globalizimit, janë shumë të mëdha”, ka thënë Beqaj.
Beqaj dhe shefi i UNICEF-it Co, u pajtuan që Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe UNICEF Kosova të angazhohen për një plan veprimi për fuqizimin e rolit ekonomik dhe social të rinisë kosovare, për edukim më të mirë, ndërmarrësi efikase, zgjidhje digjitale të problemeve dhe nxitjen e inovacioneve.
Ishte konstatim i përbashkët i të dy bashkëbiseduesve se në Kosovë ka nevojë të hapet një dritare e mundësive për fuqizimin ekonomik të të rinjve.
-
Beqaj thotë se e ka prioritet përkrahjen e të rinjve ndërmarrës
-
Beqaj: Në fushën e inovacioneve, gjenerata e re kosovare do të jetë lidere në rajon
-
Ndërmarrësit e rinj, mundësi e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri
-
Ministria e Inovacionit dhe BB, me programe të përbashkëta për fuqizimin e të rinjve dhe grave
-
Beqaj: Të rinjtë janë fuqia më e madhe konkurruese e Kosovës