Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ukshini: Kurti do ta tërheqë opozitën në lojën e tij

Sipas ish-ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, kryeministri Albin Kurti e di saktë se si do të ecë përpara çështja e zgjedhjes së presidentit.

Ukshini ka thënë se Kurti llogaritë se presidentja aktuale Vjosa Osmani nuk i sjell atij ndonjë favor, andaj edhe ajo mund të jetë jashtë opsionit për presidente. Ai ka shtuar se Kurti do ta tërheqë opozitën në lojën e tij. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I vetmi person që e di çfarë do të ndodh, Kurti do ta dijë jam i bindur sepse mënyra si fliste në konferencë. Ai e ka të saktë dhe ai do të tërheqë në lojën e tij opozitën. Zgjedhjeve Kosova ka nevoje t’i ikë, më mirë është të shkohet me një kandidat të VV-së. Konsideroj që Kurti po llogaritë se Osmani nuk ka vota, nuk ka karta për të hyrë në lojë, dhe fakti që i duhet votat e një partie atëherë është më mirë të gjendet konsensus me një parti që pastaj voton marrëveshjet ndërkombëtare dhe llogarit në atë parti”, ka thënë ai në “Interaktiv”.

Ukshini u shpreh tutje se deklarimet nga anëtarët e familjes së heroit Adem Jashari se nuk kanë synim të kandidojnë për postin e presidentit, e kanë bërë këtë çështje edhe më të paqartë.

Ai ka thënë se vendimi më i mirë dhe i drejt i familjes Jashari do të ishte që të mos pranojë një pozitë institucionale.

“Problemet që janë në ardhje e sipër që janë marrëveshjet për dialogun, normalizimi me Serbinë, është përgjegjësi e madhe kush do ta marrë barrën. E dini që tre liderët e Kosovës kanë dërguar letër në Këshillin e Evropës për ta bë statutin e Asociacionit dhe ato detyrime do duhej t’i merrte edhe familja Jashari. Kur hyn në këto nuk është që mund të ndihesh komod. Është një përgjegjësi që nuk është kollaj ta  marrë dikush”, përfundoi Ukshini.

Ukshini ka theksuar tutje se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të duhej të vinte si pako e marrëveshjes finale të normalizimit.

“Përndryshe nëse ne e formojmë Asociacionin do ta kemi fatin si te Gjykata Speciale. Të gjithë do thonë u mashtruam... Mendoj se mund të formohet Asociacioni në momentin kur ne pranohemi në NATO. Përndryshe pranimi i Asociacionit pa qenë pjesë e NATO-s, BE-së, dhe pa marrëveshje finale do ta minojë shtetësinë”, ka thënë ai.