Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ukshini: Joserioze që pasi nuk mori garancë për vota, Osmani të kërkojë ndryshime kushtetuese

syle ukshini

Ish-ambasadori Sylë Ukshini ka thënë se zgjedhja e presidentit nga populli do të ishte mënyra më e duhur për t’iu shmangur një krize politike.

Megjithatë, ai ka theksuar se dërgimi i amendamenteve kushtetuese të vitit 2011 për zgjedhjen e presidentit nga populli ka dilema të tjera.

“Dërguarja e amandamentve të vitit 2011 tash është dilemë që duhej ta sqarojnë edhe juristët a vlejnë ato amandamente, pastaj a mund të ndërrohet aq shpejt Kushtetuta. Është pak problematike a mund të bëhet shpejt e shpejt. Është joserioze për një lider të shtetit që nëse një ditë më parë nuk i ka garancat që do të jetë kandidat i preferuar dhe t’i ketë votat e garantuara, dhe kur nuk i paska votat ‘hajde burra gra ta ndryshojmë Kushtetutën’”, ka thënë ai  në “60 Minuta”.

Sipas Ukshini, kandidati për president Glauk Konjufca do t’i merrte votat e popullit nëse do të zbatohej kjo mënyrë votimi.

“Mendoj se edhe me votë popullore Glauk Konjufca do të dilte i pari, sepse nuk është çështja që ai e ka përgatitë terrenin për këtë por qëndrimi i tij ka qenë... ai është profil i një politikani që ndërton ura bashkëpunimi”.

Edhe S’ka kuorum, mbetet në sirtar propozimi që presidenti të zgjidhet nga populli Arbëri S’ka kuorum, mbetet në sirtar propozimi që presidenti të zgjidhet nga populli

Ukshini ka shtuar se PDK-ja duhet të votojë për presidentit, përndryshe sipas tij kjo parti do ta bartte barrën për shkuarje në zgjedhje sërish.  

“Do të ishte humbje për PDK nëse nuk e voton, do ta bartte barrën e përgjegjësisë që po shkojmë në zgjedhje dhe PDK le të tregojë cili ka qenë bashkëpunimi me LDK në opozitë”, u shpreh Ukshini.

Presidentja Vjosa Osmani të enjten i ka dërguar në Kuvend amandamentet kushtetuese me të cilat ka propozuar që presidenti të zgjidhet direkt me vota nga populli – amandamente që kanë pritur që prej vitit 2011.

VIDEO:

Edhe Vjosa Osmani dorëzon në Kuvend amendamentet për ndryshim të Kushtetutës, nis shqyrtimi i tyre Arbëri Vjosa Osmani dorëzon në Kuvend amendamentet për ndryshim të Kushtetutës, nis shqyrtimi i tyre

Çdo ndryshim kushtetues në Kosovë kërkon miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet.

Kërkesa për ndryshime kushtetuese nga Osmani erdhi derisa ajo po hyn në muajin e fundit të mandatit si presidente dhe që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ia siguroi nënshkrimet për një tjetër mandat, por e propozoi Konjufcën.