Drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani, e ka quajtur ndër marrëveshjet më të rëndësishme që duhet ta kalojë Kuvendi i Kosovës, Planin e Rritjes të BE-së.
Të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së, Ujkani ka thënë se kjo marrëveshje është jetike për të ecur para në rrugën drejt integrimit evropian.
“Kjo marrëveshje është ndër marrëveshjet më të rëndësishme që duhet të kalon në Kuvendin e Kosovës dhe pres që pavarësisht mënyrës se si do të duket edhe mazhoranca nesër, ajo edhe me opozitën bashkë duhet t’i bëjë votat për ta kaluar një marrëveshje të tillë, e një rëndësie jetike për të ecur përpara në rrugën e integrimeve evropiane”, është shprehur ai.
Sipas tij, masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës nuk do ta pengojnë assesi këtë marrëveshje, pasi Plani i Rritjes është i krijuar mbi bazën e një rregullore të posaçme të BE-së.
“Pra ka një dokument ligjor të posaçëm që është krijuar për këtë instrument”, ka theksuar Ujkani.
Edhe
Çka përfiton Kosova nga Plani i Rritjes i BE-së, pavarësisht masave sipas Emrush Ujkani
Ai ka shtuar se gjatë pesë vjetëve të ardhshme pret të ketë zhvillime të shpejta dhe dramatike sa i përket integrimit të Kosovës në Bllok.
“Nga kjo periudhë ku jemi këtu, unë pres që brenda pesë vjetëve të ardhshme të ketë zhvillime të shpejta, BE-ja nuk e ka komoditetin që t’i lejojë vetes ta prolongojë tutje procesin e anëtarësimit, të ecjes përpara drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor. Është goxha jetike për të gjithë hemisferën perëndimore që këto vende përfundimisht të largohen nga ndikimet e mundshme që mund të vijnë nga vendet e treta”, ka thënë ai.
-
Ujkani: Kuvendi duhet të konstituohet dhe të miratojë marrëveshjen për Planin e Rritjes
-
Kosova rrezikon t’i humbë milionat e Planit të Rritjes për pak javë, fajësohet bllokada politike
-
Ujkani: Kosova s’e ka komoditetin të humbë kohë, 7 qershori duhet të jetë verdikt për skenën politike
-
Komisioni Evropian pret njoftim formal nga Kosova për ratifikim të marrëveshjeve për të kryer pagesat nga Plani i Rritjes