Teksa në Durrës po mbahet Samiti i Iniciatës Brdo-Brioni ku në thelb të diskutimeve do të jetë Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani ka thënë se një pjesë të fajit e ka edhe klasa politike e cila nuk po i funksionalizon institucionet e vendit dhe Kuvendi të miratojë marrëveshjen për Planin e Rritjes.
“Plani i Rritjes nuk ka qenë nën ato masa që i ka vendosur BE-ja por është njëfarë mase që na ia kemi vendosur vet popullit dhe ekonomisë së vendit tonë, po e them këtë sepse vazhdojmë të mos kemi institucione që nga 9 shkurti dhe unë nuk mendoj që këtu ka faj Brukseli që ne nuk i kemi themeluar institucionet tona. Duhet ta kemi parasysh që Plani i Rritjes ose ecja përpara në këtë drejtim e kushtëzon Kosovën në miratimin e kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, kuvend i cili vazhdon të mos jetë i konstituuar. Jo vetëm kjo marrëveshje por ka shumë marrëveshje të tilla të cilat është dashur ta kenë miratimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Ujkani, në emisionin “60 Minuta” në KTV.
Profesori Ujkani, ka thënë se Kosova padrejtësisht vazhdon të mbetet nën sanksione nga BE-ja, derisa nga Serbia nuk është ndërmarrë asnjë veprim.
Megjithatë sipas Ujkanit, nga e gjithë kjo situatë, më së shumti ka pësuar ekonomia e Kosovës.
“Më së shumti që ka pësuar në këtë drejtim është pikërisht sektori ekonomik. Pashmangshëm kanë lënë gjurmë të veta këto masa të Kosovës nga BE-ja. Në të njëjtën kohë sektori ekonomik ka pësuar vazhdimisht. Në çdo takim me vendet anëtarë të BE-së si Këshill i Investitorëve kemi bërë apel të reflektohet në këtë drejtim edhe në takimet veç e veç me shtetet e Evropës, sepse është masë joproporcionale”, ka thënë Ujkani.
Sipas Ujkanit, faji qëndron te mungesa e vullnetit brenda BE-së për t’i hequr këto masa. Por, sipas tij po priten edhe rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit.
“Si shoqëri nuk kemi bërë detyrat siç duhet dhe ne në këtë drejtim, edhe pjesa e institucioneve është dashur të punojnë më tepër. Por, nuk e besoj që ka interes brenda Kosovës që ato masa duhet të mbahen si të tilla, por në anën tjetër nuk ka një vullnet brenda BE-së që ato të eleminohen ose hiqen. Dihet që disa shtete kanë pasur një dozë skepticizmi më të theksuar në fillim dhe vazhdojnë ta mbajnë. Një pjesë e lidhin me fatin e zgjehdjeve të 12 tetorit të kësaj të diele që po vjen dhe konstitutimin e asamblistëve dhe kryetarëve të komunave në të gjithë vendin”, është shprehur profesori Ujkani në emisionin “60 Minuta”.
Edhe
Çka përfiton Kosova nga Plani i Rritjes i BE-së, pavarësisht masave sipas Emrush Ujkani
Pasojat më të mëdha në këtë drejtim sipas profesorit Ujkani është te koha që shtyhet për t’i arritur objektivat drejt BE-së, sepse është një periudhë kohore që këto mjete duhen alokuar në fushat në të cilat ka pajtim për t’u investuar.
Këtë vit, Samiti i Iniciativës Brdo-Brioni, po mbahet në Durrës dhe në thelb të diskutimeve do të jetë Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor, një instrument financiar me vlerë 6 miliardë euro për periudhën 2024-2027, i cili synon integrimin gradual të vendeve të rajonit në tregun e përbashkët të BE-së.
Kosova nga Plani i rritjes pritet të përfitojë rreth 880 milionë euro.
-
Ujkani: Masat ndaj Kosovës nuk e pengojnë Planin e Rritjes të BE-së
-
Kosova rrezikon t’i humbë milionat e Planit të Rritjes për pak javë, fajësohet bllokada politike
-
Ujkani: Kosova s’e ka komoditetin të humbë kohë, 7 qershori duhet të jetë verdikt për skenën politike
-
Ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë mbi 1 miliard euro