Një rast i vjedhjes së ujit është kapur nga kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” në lagjen “Veternik” në Prishtinë.
Siç ka shkruar në Facebook KRU “Prishtina”, një qytetar është kapur duke vjedhur ujin e fqinjit mërgimtar.
“E Shëmtuar! Edhe një rast i vjedhjes së ujit, në rrugën ‘Veterniku’ në Prishtinë, fqinji në Kosovë ia vjedh ujin fqinjit me pronë në Prishtinë dhe banim në Londër. Pra, bashkatdhetarë kujdes, kontrolloni ujëmatësit dhe gypat e ujit!” thuhet në shkrimin e Ujësjellësit.
KRU “Prishtina” në vazhdimësi është ankuar për keqpërdorime të ujit të pijshëm e për borxhe të mëdha të konsumatorëve. Aktualisht kompania ka thënë se borxhet ndaj saj kapin vlerën e mbi 40 milionë euro.
{gallery}
-
Konsumatori ia vidhte ujin fqinjit që gjendej jashtë vendit, KRU-ja bën thirrje për kujdes
-
KRU “Prishtina” paralajmëron padi për keqpërdoruesit e ujit
-
Të mërkurën aksion ndaj borxhlinjve të ujit në Prishtinë
-
Gjobitet konsumatori në Prishtinë, “ujiste trotuarin”
-
Lagjja që po prin me kyçjet ilegale në ujësjellës