Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina rikujtoi një rast të 2021-s, kur një konsumator kishte vjedhur ujin nga një fqinj, që jetonte jashtë Kosovës.
Sipas njoftimit, konsumatori ishte shërbyer me ujë të vjedhur tërë kohën, derisa ishte zbuluar nga inspektorët e KRU-së.
Nëpërmjet këtij njoftimit, “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të kenë kujdes me shpenzimin e ujit.
“Edhe kjo ndodh. Po ua rikujtojmë një rast në një ndërtesë kolektive në Prishtinë, kur një konsumator i asaj ndërtese ia vidhte ujin një konsumatori tjetër ( fqinj ) i cili jetonte jashtë Republikës së Kosovës, ndërsa ky këtu shërbehej me ujë të vjedhur tërë kohën, derisa e zbuluan inspektorët tanë. Andaj, keni kujdes sepse edhe kjo mund të ju ndodhë”, thuhet në njoftim.
-
Ujësjellësi: Në “Veternik” qytetari kapet duke vjedhur ujin nga shtëpia e mërgimtarit
-
KRU “Prishtina” vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegalë
-
KRU “Prishtina” paralajmëron padi për keqpërdoruesit e ujit
-
Gjobitet konsumatori në Prishtinë, “ujiste trotuarin”
-
Vidhet rrufepritësi nga një ndërtesë në Lipjan