Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” prej ditësh është duke u ankuar për kyçjet ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.
Ato po i zbulojnë inspektorët e kontrollorët në baza ditore.
Të shtunën, KRU “Prishtina” ka thënë se Veterniku po prinë me kyçjet ilegale.
“Dhjetëra kyçje ilegale u zbuluan sot në rrugën Dajti lagjen Veternik. Sapo u shkyç nga shërbimet e furnizimit me ujë një Autosaloon në Veternik. Sapo u shkyç nga shërbimet e ujit lagjja Ana, në Veternik”, ka njoftuar kjo kompani.
Ndërkohë, zëdhënësja e kompanisë së ujësjellësit, Arjeta Mjeku, ka thënë se kjo është arsyeja pse rrezikohet furnizimi me ujë, “nga keqpërdoruesit që ujin që është më së liri e shfrytëzojnë ilegalisht, aq më tepër një lagje ku jo çdokush mund të blejë shtëpi”.
-
KRU “Prishtina” vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegalë
-
Shkyçjet e konsumatorëve ilegalë të ujit përcillen me kërcënime e fyerje
-
Ujësjellësi: Në “Veternik” qytetari kapet duke vjedhur ujin nga shtëpia e mërgimtarit
-
Keqpërdorimi i ujit, zbulohen tri kyçje ilegale në Bardhosh
-
Mbi 45 milionë euro borxhe nga bizneset e amvisëria ndaj KRU “Prishtinës”