Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” është ankuar për dhjetëra kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit për të cilat ka bërë të ditur se po zbulohen nga inspektorët dhe kontrollorët çdo ditë.
Për të njëjtat ka njoftuar se janë duke u procesuar më tutje.
Po ashtu, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se dërgimi i lëndëve të konsumatorëve borxhlinj te Përmbaruesit Privat po vazhdon.
“Vazhdon lehtësimi i kritereve për programimin e borxheve. Dhjetëra raste të zhbllokimit të kanalizimeve po realizohen çdo ditë. Impiantet e trajtimit të ujit, Shkabaj, Albanik e Badoc po funksionojnë me kapacitete maksimale. Andaj, për një furnizim stabil me ujë dhe infrastrukturë funksionale, shpenzo racionalisht ujin, mos realizo kyçje ilegale dhe paguaj faturat e ujit rregullisht”, thuhet në njoftim.
-
KRU “Prishtina” vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegalë
-
Vitin e kaluar u shkyçën mbi 2.200 kyçje ilegale në ujësjellës
-
Kyçje ilegale në ujësjellës - KRU “Prishtina” largon tetë keqpërdorues
-
KRU “Prishtina” nis aksion ndaj borxhlinjve, paralajmëron ndërprerje të ujit për mospagesë
-
Borxhi ndaj KRU “Prishtina” kalon 45 milionë euro, paralajmërohen shkyçje dhe përmbarim