Kryeshefi ekzekutiv i KRU Gjakova, Ismet Ahmeti, nënshkroi marrëveshjen e Financimit dhe Projekti me Bankën Gjermane për Zhvillim KfW për projektin “eliminimi i ujërave të zeza në jugperëndim të Kosovë - Faza V dhe VI”.
Me këtë marrëveshje, Kompanitë e ujësjellësit të tri qyteteve të rajonit të Dukagjinit, Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit, përfitojnë një kontribut financiar donacion prej rreth 5.5 milionë euro, transmeton kp.
Përmes këtij Kontributi Financiar do të financohen këto projekte:
Riparimi, rehabilitimi dhe punët ndërtimore të kanalizimeve në ato pjesë të qyteteve që do të lidhen me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të ekzekutuar në fazat e mëparshme të programit; Investimet në rrjetin e ujit atmosferik në ato pjesë të qyteteve që do të lidhen me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të ekzekutuar në fazat e mëparshme të programit; Pajisjet për mbledhjen e të dhënave për GIS; Pajisjet për mirëmbajtjen parandaluese (të tilla si mjetet e thithjes dhe pastrimit të kanalizimeve ose pajisje për inspektimin e kanalizimeve)
Me këtë rast Ahmeti falëndero Qeverinë Gjermane dhe Bankën Gjermane për Zhvillim KfW për këtë donacion dhe zotohet se edhe ky projekt do të implementohet me përkushtim të lartë nga Kompania.
-
Përurohet impianti i ujërave të zeza në Gjakovë, i treti në dy vjetët e fundit
-
Nënshkruhet marrëveshja 5 mln euroshe për ndërtimin e impiantit modern për trajtim të ujërave të zeza
-
Nënshkruhet marrëveshja në vlerë mbi 13 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë
-
Nënshkruhet marrëveshja 20 milionë euroshe për ujërat e zeza në Ferizaj
-
Ndahen edhe 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë