Është përuruar një impiant i madh urban për trajtim të ujërave të zeza në Gjakovë, që do t’i shërbejë rreth 30 mijë banorëve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar Gjermaninë e Zvicrën për kontributin në ndërtimin e impiantit. Është impianti i tretë që përurohet në dy vjetët e fundit.
Banka zhvillimore gjermane (KfW) ka kontribuuar me 6 milionë euro, Qeveria e Zvicrës me 7.6 milionë euro, ndërsa Komuna e Gjakovës me 3.2 milionë euro.
Kurti ka thënë se pas përurimit të impianteve në Prizren, Pejë dhe Gjakovë, do të vazhdohet edhe me punën për një impiant në Gjilan që do të kushtojë rreth 23 milionë euro, në Mitrovicë rreth 40 milionë euro, e po ashtu në Prishtinë, për projektet e impiantit dhe rrjetit të kanalizimit, që kapin vlerën rreth 160 milionë euro.
“Me impiantet në Pejë, Gjakovë dhe Prizren, ne kemi arritur të trajtojmë rreth 11% të ujërave të ndotura në nivel vendi, nga 1% sa kishim në fillim të mandatit dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për ta avancuar edhe më shumë këtë sektor”, tha Kryeministri, duke shtuar më tutje se jemi gati për të filluar ndërtimin e tri impianteve të ujërave të ndotura në Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj, së bashku me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe kështu, synojmë që në 5 vitet e ardhshme të kemi 7 kryeqendra me impiante”, tha Kurti.
Në ceremoni të përurimit ishin edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Edhe
Në Pejë përurohet impianti për ujërat e zeza me vlerë gati 20 milionë euro
“Tatimpaguesit gjermanë kanë kontribuar me 6 milionë euro në ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Gjakovë, i cili do të përmirësojë cilësinë e lumenjve, liqeneve dhe ujërave nëntokësore dhe në këtë mënyrë do të përmirësojë ndjeshëm shëndetin dhe cilësinë e jetesës së rreth 30.000 qytetarëve të Kosovës. Unë sinqerisht vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer me Zvicrën dhe zbatimin e jashtëzakonshëm përmes Bankës Zhvillimore KfW, si dhe angazhimin e partnerëve tanë të çmuar kosovarë”, tha Rohde.
Kolly ka thënë se nga ky impiant do të përfitojnë drejtpërdrejtë qytetarët e Gjakovës.
“Zvicra vazhdon të mbështesë sektorin e ujërave në Kosovë. I nisur së bashku me qeverinë gjermane dhe atë të Kosovës, investimi zviceran prej 8 milionë eurosh ka mundësuar ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Gjakovë, si dhe zëvendësimin dhe riparimin e rrjetit të kanalizimit, nga i cili do të përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e Gjakovës, dhe njëkohësisht do të kontribuojnë në mbrojtjen afatgjatë të burimeve ujore në Kosovë dhe Shqipëri”, tha Kolly.
-
Çfarë premtoi Kurti për mandatin e ri qeverisës
-
Nënshkruhet marrëveshja 5 mln euroshe për ndërtimin e impiantit modern për trajtim të ujërave të zeza
-
Tre vjet asnjë projekt me BERZH-in, Qeveria nënshkruan marrëveshje 400 mln € për tre vjetët e ardhshëm
-
Kurti nënshkruan marrëveshje prej 400 milionë euro me BERZH-in