Në fshatin Gorazhdec të Pejës, të mërkurën, është inauguruar impianti për trajtimin e ujërave të zeza, ka bërë të ditur Zyra e kryeministrisë përmes një komunikate për media.
Sipas njoftimit, kostoja e përgjithshme e projektit ka arritur në 19 milionë e 800 mijë euro.
I pranishëm në inaugurim ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Në fjalën e tij, kryeministri Kurti u shpreh i gëzuar që sot u bë inaugurimi i këtij impianti, duke veçuar se sektori i ujërave e ka një dinamizëm mbresëlënës dhe se çdo raport, çdo ngjarje e vërteton sa shumë po veprohet në këtë sektor. Ai theksoi se qeveria e konsideron të jetë ndër sektorët prioritar, meqë ujërat janë parakusht edhe i jetës së qytetarëve edhe i çdo politike zhvillimore. Javën në vijim pritet edhe inaugurimi i impiantit në Gjakovë, duke mbuluar kështu një pjesë të madhe të pellgut të Drinit të Bardhë që ndahet me Shqipërinë, me Maqedoninë e Veriut me Malin e Zi dhe me Greqinë”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Kurti ka thënë po ashtu se synohet që të mbulohet trajtimi i ujërave të ndotura për rreth 75 për qind të numrit të gjithmbarshëm të popullsisë në Kosovë, për një periudhë 10 deri 15 vjeçare.
-
Përurohet impianti i ujërave të zeza në Gjakovë, i treti në dy vjetët e fundit
-
Nënshkruhet marrëveshja 5 mln euroshe për ndërtimin e impiantit modern për trajtim të ujërave të zeza
-
Nënshkruhet marrëveshja 20 milionë euroshe për ujërat e zeza në Ferizaj
-
Nënshkruhet marrëveshje prej 100 milionë eurosh për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave
-
Mitrovica përfiton mbi 33 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza