Prokuroria në Turqi ka ngritur aktakuzë ndaj 6 turqve që u dëbuan nga Kosova. Për ta Prokuroria kërkon dënime me burgim prej 16 deri në 28 vjet.
Siç raporton Anadolu Agency, Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Huseyin Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina po akuzohen për “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar”.
Ata janë në paraburgim tash e 1 vit prej kur institucionet e Kosovës, në bashkëpunuan me inteligjencën turke, i arrestuan ata dhe i dëbuan nga Kosova.
Institucione ndërkombëtare si “Amnesty International”, por së fundmi edhe Ambasada e SHBA-së, Britanisë e Gjermanisë në Prishtinë, kanë kritikuar ashpër institucionet e Kosovës për këtë veprim dhe kanë kërkuar që të jepen përgjegjësi për largimin e tyre nga Kosova.
-
Gjykata turke dënon me 15 vjet burgim dy nga gjashtë turqit e arrestuar në Kosovë
-
Një vit nga dëbimi i shtetasve turq nga Kosova
-
Prokuroria në Turqi me aktakuzë për “gylenistët”, ajo e Kosovës ende s’ka aktvendim për hetimin e dëbimit të tyre
-
Paraburgim për 6 turqit e deportuar nga Kosova
-
Ndalohen dy shtetas të Turqisë në Kosovë, po kërkoheshin ndërkombëtarisht