Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka arrestuar dy shtetas të Turqisë, në dy raste të ndryshme, ndaj të cilëve kishte urdhërarreste ndërkombëtare.
Në Viti është arrestuar shtetasi Turk M.K. (1960). Ai po kërkohej nga autoritetet turke për veprën penale trafikim me narkotik. Në Turqi ishte i dënuar me 22 vjet e 6 muaj burgim.
Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në rastin e dytë në Prishtinë është arrestuar shtetasi turk I.K. (1983), bazuar në urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Turqisë. Ai ishte i dënuar me 10 muaj burgim për grabitje.
Edhe I.K. është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Pas përfundimit të procedurave ligjore ku janë të përcaktuara edhe afatet kohore, personat në fjalë pritet të ekstradohen në Republikën e Turqisë. Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, përfshirë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor”, thuhet nga Policia e Kosovës.
-
Arrestohet një shtetas turk që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Policia arreston një shtetas turk që po kërkohej ndërkombëtarisht
-
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk, po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Arrestohen dy persona të kërkuar, njëri nga Polonia e tjetri nga Turqia
-
Kërkohej nga Interpoli, shtetasi turk arrestohet nga Policia e Kosovës