Është arrestuar një shtetas turk në Kosovë, bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia.
S.Y. (1986) është arrestuar të mërkurën rreth orës 11:30. Ai po kërkohej nga Turqia, ku është dënuar me shtatë vjet burgim efektiv për veprën penale “keqpërdorim i kartelave bankare”.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera të parapara për raste të tilla”, është thënë nga Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia arreston një shtetas turk që po kërkohej ndërkombëtarisht
-
Arrestohet një shtetas turk që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Një shtetas turk arrestohet për keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë
-
Arrestohen tre shtetas të huaj në Kosovë për keqpërdorim të kartelave bankare
-
Ndalohen dy shtetas të Turqisë në Kosovë, po kërkoheshin ndërkombëtarisht