Stamboll, 12 prill - Gjykata turke ka caktuar masë arresti me paraburgim për gjashtë profesorët e deportuar nga Kosova, pas një operacioni të diskutueshëm (më 29 mars) të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Intelegjencës. Regjimi i Erdoganit këta i akuzon për "udhëheqje të organizatës terroriste" dhe "spiunazh ndërkombëtar".
Vendimi për paraburgimin e Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina është caktuar nga një gjykatë penale në Stamboll, raporton AA.
Në Kosovë ka nisur një hetim rreth këtij rasti, për shkelje ligjesh dhe të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ndërsa janë shkarkuar, përkatësisht dorëhequr, ministri i Brendshëm dhe drejtori i AKI-së.
-
Turqia kërkon dënime me burgim deri në 28 vjet për turqit e dëbuar nga Kosova
-
Të arrestuarit e institucionit “Gulistan” nga Kosova deportohen në Turqi
-
Turqia deporton dy kosovarë
-
Gjykata turke dënon me 15 vjet burgim dy nga gjashtë turqit e arrestuar në Kosovë
-
Dalin para gjykatës turke dy nga 6 turqit e arrestuar e të dëbuar nga Kosova